Lekaj: Vitin tjetër rezultate konkrete për tunelin e alpeve
Sipas Lekajt, këtë vit do të përfundohet me planifikim
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur se autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur.
Lekaj është shprehur se tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe që do të lidhë Pejën me Rozhajen, rrjedhimisht, Peja lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.
“Ne këtë vit do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim”, ka shkruar Lekaj në facebook.