Lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës
Qyteti i Durrësit është lëkundur ditën e sotme nga një tërmet. Lëkundja është ndjerë pak minuta më parë dhe ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e saj ka qenë 3 km në largësi të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, ndërsa thellësia 10 km.
Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda, por nuk ka raportime për dëme.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?