Lëndim i rëndë për Ardian Mujën, e konfirmon Trepça ‘89

Trepça ’89 përmes një njoftimi në faqen zyrtare e ka konfirmuar lëndimin e Ardian Mujës, të cilin kapiteni i mitrovicasve e pësoi në ndeshjen kundër Dritës.

Muja gjatë përballjes me Dritën të shtunën pësoi një goditje nga portieri kundërshtar, Faton Maloku, goditje kjo e cila e ka lënë me një lëndim serioz.

Trepça ’89 e ka konfirmuar se goditja e portierit të Dritës, Malokut në kapitenin Muja ka rezultuar me çarje të veshkës së këtij të fundit, ku si pasojë e këtij lëndimi, Muja ka qenë i shtrirë në QKUK për 72 orë.

“Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë. Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës. Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella”, shkruante në komunikatën e Trepçës ’89.

Pas rishikimit të VAR-it, goditja e portierit të Dritës, Faton Malokut në Ardian Mujan nuk rezultoi në penallti për Trepçën ’89, pavarësisht rishikimit të VAR-it.

Back to top button