Lëndimet te PSG, Galtier sqaron situatën e Messit dhe Mbappes

Në konferencën për media para ndeshjes së Ligue 1 mes Monakos dhe Paris Saint-Germain, trajneri Christophe Galtier u pyet për gjendjen e Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
PSG do të përballet me Bayern Munichun në raundin e 1/16-ës së finales së Ligës së Kampionëve më 14 shkurt.
Mbappe po rikuperohet nga një lëndim në kofshë, dhe trajneri nuk dëshiron të rrezikojë ta fus në lojë atë ndaj Bayern Munich.
Ai tha se Mbappe do të mungojë për 3 javë për shkak të trajtimit të tij dhe se shëndeti i lojtarit është i pari.
“Për Kylian ne folëm, ai mungon tre javë. Ai po rikuperohet, shëndeti i lojtarit është i pari dhe sezoni është ende i gjatë”, tha Galtier.
Për Messin, i cili kishte lodhje muskujsh, ai do të rifillojë stërvitjet të hënën dhe nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
“Ai do të rifillojë stërvitjet të hënën në prag të ndeshjes kundër Bayernit. Prandaj Leo nuk do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve”, tha Galtier.
Trajneri theksoi se lëndimet vijnë si pasojë e shumë ndeshjeve të zhvilluara deri tani, si Kupa e Botës në mes të sezonit.

Back to top button