Lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK

Policia ka bërë të ditur se dje një burrë nga Ferizaj ka pësuar aksident në vendin e tij të punës.

”Viktima mashkull  kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, ka pësuar lëndime trupore”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Policia e ka cilësuar rastin si ”Lëndim aksidental”.

Rasti është duke u hetuar ende./21Media

Back to top button