Lëndohet një person në një aksident në rrugën Ferizaj- Prishtinë

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Ferizaj- Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:40kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka deklaruar Ahmeti./21Media

Back to top button