Kaloni te përmbajtja kryesore

Lëndohet Pedri, Barcelona lëshon njoftim zyrtar

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Pedri ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë rreth tre javë.

Sipas njoftimit të klubit, lojtari ka këputje të bicepsit distal femoris dhe rikuperimi do të varet nga ecuria e dëmtimit.

Pedri ndjeu shqetësim pas El Clasicos ndaj Real Madridit dhe është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.

Mesfushori spanjoll do të humbasë ndeshjet kundër Elches, Club Brugge dhe Celta Vigos, ndërsa pritet të rikthehet pas pushimit të nëntorit, në përballjen me Athletic Bilbaon më 22 nëntor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button