Kaloni te përmbajtja kryesore

Lëndohet Pepe

Qendërmbrojtësi i Real Madridit është lënduar në derbin e qytetit ndaj Atleticos

Pepe ishte protagonist në barazimin 1:1 të Realit me Atleticon duke realizuar golin që i dha epërsinë e përkohshme ‘Los Blancos’.

Por mbrojtësi portugez ishte i pafat, pasi që disa minuta më vonë në një duel me lojtarët kundërshtarë ka pësuar thyerje të dy brinjëve dhe do të mungojë së paku një muaj, njofton klubi madrilen.

Kësisoj Pepe nuk do të mund të luajë në ndeshjet çerekfinale ndaj Bayern Munichut dhe në El Clasico përballë Barcelonës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button