Mesfushori i Juves është lënduar në ndeshjen mes Austrisë dhe Bosnjes

Mesfushori i Juves është lënduar në ndeshjen mes Austrisë dhe Bosnjes

Teksa këtë javë janë duke u zhvilluar ndeshjet e kombëtareve, edhe te Juventusi shumica e lojtarëve ndodhen të grumbulluar me përfaqësueset e tyre.

Një lajm i keq ka ardhur në skuadrën bardhezi, pasi Miralem Pjaniq është lënduar.

Mesfushori luajti 87 minuta në ndeshjen Austri-Bosnje, sfidë që u mbyll në barazim pa gola.

28-vjeçari është detyruar të largohet nga loja, pas një kontraktimi muskulor, duke humbur miqësoren kundër Spanjës.

Lojtari boshnjak do të kthehet në Torino për t’iu nënshtruar kontrolleve më të detajuara, por vështirë që ai të jetë gati për sfidën ndaj Spalit në kampionat.