Leonora Jakupi nuk njihet në fotosesionin e fundit!

 

Njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar është Leonora Jakupi.

Veç zërit të veçantë Leonora komentohet shumë edhe për elegancën që e shfaq në çdo paraqitje skenike.  Leonora shfaqet bukur dhe kujdeset deri në detajin më të vogël edhe për imazhet që i publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka rrëmbyer vëmendje me fotografitë që ka publikuar në Instagram.

Për këto fotografi ku Leonora shfaqet tërheqëse nuk i kanë kursyer komentet edhe emrat e njohur të skenës.

Teuta Selimi, Adelina Thaçi, Aida Doçi, Ryva Kajtazi, Bleona Qereti, Yll Limani, Valon Krasniqi, Dafina Zeqiri e Mimoza Mustafa janë disa prej emrave të njohur të estrades që Leonoren e komentuan me emoj të ndryshme në forme të zemrës si dhe me fjalë tjera të bukura./21Media 

Back to top button