Leotrim Rexhepi rikthehet te Ferizaj
Leutrim Rexhepi është larguar nga Drita pas katër viteve qëndrim në skuadrën gjilanase.
Rexhepi është rikthyer në qytetin e lindjes për tu prezantuar tek FC Ferizaj. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ferizajt e cila ka prezantuar afrimin e gardianit për sezonin 2022/23.
“Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23″ thuhet në njoftimin e Ferizaj./21Media