Leposaviq, ndalohet kontrabandimi i 700 mijë filterave të cigareve

Në fshatin Koshtovë të Leposaviqit janë konfiskuar 70 paketa me gjithsej 700,000 filtera të cigareve.

Filterat ishin sjellë nga një person nga Novi Pazari i Serbisë, deri në fshatin Soqanicë të Leposaviqit. Nga aty më pas të dyshuarit e kishin ngarkuar mallin e kontrabanduar në automjete, ku destinacion kishin Mitrovicën.

Filterat ishin ngarkuar në tri automjete, dy prej tyre me targa vendore dhe një me targa suedeze, me ngasës meshkuj kosovarë.

Me urdhër të prokurorit dy automjete  janë sekuestruar  dhe dorëzuar në doganë, kurse automjeti i tretë së bashku me të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button