Lëshohet çertifikata e vdekjes së Mbretëreshës
Shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ishte pleqëria, sipas certifikatës së saj të vdekjes.
Mbretëresha 96-vjeçar vdiq në Kalanë Balmoral të enjten më 8 shtator në orën 15:10 – më shumë se tre orë përpara se publiku të informohej.
Certifikata e vdekjes, e lëshuar nga National Records of Scotland. Informatori i vdekjes së saj ishte, vajza e Mbretëreshës Elizabeth II, Princesha Anne.

Zbulon se vetëm mbreti Charles dhe vajza ishin pranë nënës së tyre kur ajo vdiq në Aberdeenshire.
Princi William, Princi Andrew, Princi Edward dhe gruaja e tij, Sophie Kontesha e Wessex, ishin në ajër kur Mbretëresha ndërroi jetë.
Princi Harry nuk ishte në aeroplan me vëllain e tij dhe duhej të bënte udhëtimin e tij për në Skoci me një avion nga Luton, pasi gjyshja i kishte vdekur. Ai zbarkoi në Aberdeen në orën 18:46, 16 minuta pasi Pallati bëri njoftimin e tij./21Media