“Let Somebody Go” nga Coldplay dhe Selena së shpejti

Këngëtarja njohur, Selena Gomez dhe rockgrupi i njohur britanez, Coldplay do të vijnë së shpejti me bashkëpunimin e parë të tyre.
Artistët kanë bashkuar forcat për të sjellë baladën “Let Somebody Go”, ndërkohë që Coldplay do të lansojnë albumin e tyre të nëntë “Music of the Spheres” më 15 tetor.
Coldplay veçse janë rënditur në vendin e parë në toplista me këngën “My Universe”, në të cilën kanë ardhur në bashkëpunim me BTS.
Kujtojmë se, grupi i njohur dhe shumë i pëlqyer kanë deklaruar se mund të ndodhë një ndarje e tyre vitin e ardhshëm.
“Jam 31 vjeç dhe nuk mendoj se grupet muzikore duhet të vazhdojnë pasi të bëhen 33 vjeç”, ka thënë Chris Martin.
Artistët kanë shumë hite të publikuara ndër vjet, që nga viti 1996 kur edhe është formuar ky grup.
Ndërsa, Selena që nga fëmijëria ka kultivuar art, duke filluar me aktrimin e më pas edhe këndimin./21Media

Back to top button