Letra rrëqethëse e gjetur pas zjarrit në Londër

Mediat raportojnë se letra është shkruar nga fëmijë i vogël

“Nuk i përshkruaj dot ndjenjat e mia. Jam shumë i lumtur. Kam shumë plane dhe ide”, kështu shkruhej në një letër prekëse të gjetur mes rrënojave të kullës “Grenfell” në Londër pas zjarrit të fuqishëm që shkrumboi ndërtesën 27-katëshe.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se letra është shkruar nga një fëmijë i vogël, që në fund të saj nënshkruante mr. Vellow. Ai shpjegon se është i lumtur dhe se ka ëndrra dhe plane për të ardhmen e tij.

Ende nuk dihet nëse vogëlushi që ka shkruar këtë letër ka shpëtuar apo jo nga zjarri i fuqishëm.

Ndryshe më shumë se 600 persona u detyruan të braktisin mes frikës ndërtesën teksa digjej, ndërsa 17 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 75 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spital.
Deri tani autoritetet thonë se shkaku i zjarrit ka qenë një frigorifer që ka shpërthyer rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së enjte.

Back to top button