Lëvizja e radhës e Frenkie de Jong në Arsenal apo Man UTD?
Frenkie de Jong së shpejti do ia thotë lamtumirën Barcelonës, por Arsenali duhet të jetë më optimist se Manchester United për t’ia ndryshuar mendjen 24 vjeçarit.
Sipas mediave lokale në Spanjë, Barcelona nuk e konsideron më De Jong-in si një pjesëtar të ekipit dhe janë të gatshëm t’i presin ofertat deri në 60 milionë funte për të.
Gjersa, është United që po kërkojnë një mesfushor.
De Jong ka thënë se e di që United është i interesuar për shërbimet e tij, por ka refuzuar ta pranojë që ka pasur ndonjë kontakt me Ten Hag.
“Patjetër. Unë i dëgjoj të gjitha, por Barcelona nuk më kanë thënë asgjë, kështu që unë do ta mendoj që s’ka marrëveshje. S’ka asgjë për t’u brengosur”, u shpreh 24 vjeçari.
Ndërkohë që. zëra pranë yllit 24 vjeç kanë bërë të ditur se de Jong më para do lëvizte drejt Arsenalit sesa Manchester United-it/21Media