Kaloni te përmbajtja kryesore

Lewandowski përshëndetet me bashkëlojtarët, nesër zbarkon në Barcelonë

Në edicionin garues 2022/23, Robert Lewandowski do të luajë në La Liga dhe në sulm do ta ndihmojë skuadrën e Barcelonës.
Sulmuesi polak pritet që nga nesër të futet nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez pasi të dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij.
Lewa, sot në mëngjes ka dalë në qendrën stërvitore të Bayernit për herë të fundit dhe aty është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij e deritanishëm.
Mësohet se transferimit i sulmuesit polak do t’i kushtojë Barcelonës 50 milionë euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button