Lezhë, sekuestrohen 190 kilogram marijuanë

4 persona janë arrestuar në lidhje me rastin

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar në total 190 kilogram lëndë narkotike Marijuanë dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, kurse, një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, në Kurbin , u arrestuan 3 shtetas , 1 shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kilogram lëndë narkotike Marijuanë. Kurse, në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kilogram lëndë narkotike Marijuanë.

Back to top button