Libani thotë se 22 persona janë vrarë në sulmin më vdekjeprurës në qendër të Bejrutit

Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se sulmet ajrore izraelite të enjten në qendër të Bejrutit vranë të paktën 22 persona dhe plagosën 117 të tjerë
BBC raporton se shpërthime të forta u dëgjuan nga vendi i një sulmi në Bachoura, një zonë e vogël shiite në qytet.
Raportet e mediave lokale sugjerojnë se objektivi i dukshëm ishte Wafiq Safa, kunati i Hassan Nasrallah dhe një nga zyrtarët e lartë të sigurisë së Hezbollahut. Zyra për media e grupit ende nuk ka komentuar.
Ndërkohë, Izraeli tha se Hezbollahu gjuajti më shumë se 190 predha nga Libani në Izrael dje./21Media