Kaloni te përmbajtja kryesore

Liberalizimi i tregut të energjisë, Ahmeti: Ju kemi drejtuar Osmanit duke i kërkuar që të ndërmarrë masa urgjente

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, në emisionin “Click” të RTV21, për marrjen e masave për liberalizmin e energjisë elektrike, ka thënë se nuk do të përjashtohen protesat apo masat tjera demokratike, ligjore dhe kushtetuese.

Ai shtoi se lidhur me këtë situatë bizneset ju kanë drejtuar sot presidentes së vendit, Vjosa Osmanit për ndërmarrjen e masave urgjente për këtë situatë.

Sipas tij për këtë situatë askush nuk është duke ndërmarrë masa.

“Nuk do ti përjashtojmë as protestat e as një masë tjetër demokratike, ligjore dhe kushtetuese që ekziston në vendin tonë. Ne duke mos pasur zgjidhje, dhe mbështetje institucionale ju kemi drejtuar Komisionit Evropian, sekretarjatit në Vienë, edhe zyrës së BE-së në Kosovë madje sot edhe presidents së vendit me qenë se është fuqi plotë vetëm ajo aktualisht, duke i kërkuar që të ndërmarrë masa urgjente për këtë situatë sepse askush nuk është ka marrë masa. E kanë lënë vendin në rënje të lirë edhe secili po vepron në mënyrë të vetën”, tha Ahmeti. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button