Librat që bleu Abdixhiku në Panairin e Librit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot Panairin e Librit në Prishtinë.
Me moton “Libri mbron mendjen”, edicioni i 22-të i ngjarjes kryesore të librit në Kosovë, rikthehet pas dy vitesh mungesë.
Abdixhiku ka thënë se pjesëmarrja substanciale e shtëpive botuese si dhe interesimi i madh i lexuesve në këtë panair, veçmas i të rinjve e të rejave, ishte ndjenjë jashtëzakonisht e mirë.
“Për secilin që beson në forcën e librit si shtyllë të progresit tonë kombëtar e kolektiv, kultivimi i kulturës së leximit dhe nxitjes së shkrimeve e publikimeve, është mision që s’përfundon asnjëherë. Shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi, siç ka nevojë dhe për gjenerata që nuk mendojnë të zëvendësojnë vet leximin”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka treguar disa nga librat që ka blerë në këtë panair. “Ditari i zizë” nga Roland Barthes, “Kambana e qelqtë” nga Sylvia Path, “Njerëz që lexojnë” nga Édouard Philippe, dhe “Shtatë nga ata” nga Azem Shkreli./21Media

Back to top button