Licencohen edhe Federata e Volejbollit dhe e Atletikës

Në kuadër të licencimeve të federatave vendore sportive, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përveç FBK-së ka licencuar sot edhe Federatën e Volejbollit dhe atë të Atletikës.
Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.
Çeku nënshkroi dhe dorëzoi zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.
16: 36- Licencohet Federata e Basketbollit
Është licencuar sotë Fetederata e Basketbolli. Kjo federatë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se një gjë e tillë u bë në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federative.
“Sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Kryetarin Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku. Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.” thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit./21Media

Back to top button