Licensimi i kompanisë së vëllait të Dalipit, Çitaku: Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante

Bordi i Zyrës e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në seancën e mbajtur të enjten ka marrë vendim për t’i aprovuar aplikacionet e dy kompanive për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë të energjisë elektrike, “Energy Kosova V.B” sh.p.k dhe “Management & Development Associates” (MDA) sh.p.k. , drejtohet nga Driton Dalipi, vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Pas kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së Vlora Çitaku,duke thënnë se krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante.

“E vërtetë, kjo nuk është aspak befasi.Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në ëhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike. Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria.
Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë.”, është shprehur Çitaku në Facebook./21Media

Back to top button