Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë për të ardhmen e rajonit në BE në Samitin e Brdo-Brijunit në Durrës

(Lajm i përditësuar)


Vuçiq: U vendos se rruga evropiane është strategjike, pati mosmarrëveshje me Osmanin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në seancën plenare të samitit të Procesit Brdo-Brion në Durrës, u vendos se rruga evropiane është një rrugë strategjike për rajonin.

Vuçiq tha se kishte mosmarrëveshje mes tij dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Këtu nuk ka shtete, ne merremi vetëm me emra, kështu që kjo është diçka që është një trashëgimi e mirë e këtij procesi. Kam thënë dhe kam folur për atë lloj hipokrizie, standarde të dyfishta, ku secili prej nesh në fakt përpiqet të fitojë diçka në kurriz të dikujt tjetër, dhe se kemi pak qasje të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq në një deklaratë për mediat, raporton RTS, trasmeton portali rtv21.tv

Ai shtoi se në këtë samit u diskutua edhe për integritetin territorial.

“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Dhe pastaj barku juaj kthehet përmbys, dhe të gjithë të tjerët dëgjojnë, duke tundur kokën… Kështu që ne kujtuam ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, uruam për më shumë turizëm në jetën e saj dhe kaq”, tha Vuçiç.

Vuçiq ndër të tjera tha se në këtë Samit u theksua se do të punonin së bashku për integrimin evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pas përfundimit të samitit, homologu i saj serb, Aleksandër Vuçiq, iu drejtua samitit në të cilin morën pjesë edhe presidentët e rajonit me ofendime dhe arrogancë, duke tentuar që të prishë takimin, mirëpo në fund arritën që të miratojnë deklaratën e përbashkët me unanimitet.

Sipas Osmanit, presidenti serb u ankua edhe për aleancën që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, kanë nënshkruar në fushën e mbrojtjes gjatë këtij viti, por që mori rikonfirmimin që ky bashkëpunim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e tri vendeve.

“Vuçiqi i Serbisë iu drejtua samitit me ofendime dhe arrogancë me tentimin që të prishë takimin. Arritëm në fund që të miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet dhe natyrisht për çdo propagandë që Vuçiq synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme. Argumentet në anën e së drejtës dhe ato që janë fuqizuar edhe nga e drejta ndërkombëtare. Si Kosovë jemi pro bashkëpunimit rajonal, por të njëjtën kohë do të mbrojmë interesin tonë shtetëror, do të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial. Edhe pse Vuçiq kishte ankesa për paktin tonë dhe marrëveshjen e përbashkët Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci në fushën e mbrojtjes. Ai mori rikonfirmimin tonë të përbashkët se kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë. Përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës tonë si komb, ne askund nuk kemi sulmuar dhe pushtuar askënd, por gjithnjë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten. Aleancat tona janë aleanca mbrojtëse për të na mbrojtur nga rreziqet që na vijnë nga të tjerët. Në rastin tonë konkret, rreziku vjen nga Serbia”, tha Osmani në një deklaratë për media në këtë samit. /21Media


Osmani: Vuçiqi tentoi ta prishte takimin me fyerje e arrogancë, iu kundërpërgjigjëm me argumente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar detaje nga përballja e saj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në samitin e sotëm të Procesit të Brdo-Brijunit që u zhvillua në Durrës.

Ajo pas përfundimit të samitit, tha se homologu i saj serb, Aleksandër Vuçiq, iu drejtua samitit në të cilin morën pjesë edhe presidentët e rajonit me ofendime dhe arrogancë, duke tentuar që të prishë takimin, mirëpo në fund arritën që të miratojnë deklaratën e përbashkët me unanimitet.

Osmani tha se çdo propagandë të Vuçiqit që synonte ta prezantonte para pjesëmarrësve, ajo kishte argumentet të cilat janë fuqizuar edhe nga e drejta ndërkombëtare.

Sipas Osmanit, presidenti serb u ankua edhe për aleancën që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, kanë nënshkruar në fushën e mbrojtjes gjatë këtij viti, por që mori rikonfirmimin që ky bashkëpunim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e tri vendeve.

Krahas kësaj, Osmani nënvizoi se Kosova është për bashkëpunim rajonal, por të njëjtën kohë dëshiron të mbrojë interesin shtetëror të saj, sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Vuçiqi i Serbisë iu drejtua samitit me ofendime dhe arrogancë me tentimin që të prishë takimin. Arritëm në fund që të miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet dhe natyrisht për çdo propagandë që Vuçiq synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme. Argumentet në anën e së drejtës dhe ato që janë fuqizuar edhe nga e drejta ndërkombëtare. Si Kosovë jemi pro bashkëpunimit rajonal, por të njëjtën kohë do të mbrojmë interesin tonë shtetëror, do të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial. Edhe pse Vuçiq kishte ankesa për paktin tonë dhe marrëveshjen e përbashkët Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci në fushën e mbrojtjes. Ai mori rikonfirmimin tonë të përbashkët se kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë. Përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës tonë si komb, ne askund nuk kemi sulmuar dhe pushtuar askënd, por gjithnjë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten. Aleancat tona janë aleanca mbrojtëse për të na mbrojtur nga rreziqet që na vijnë nga të tjerët. Në rastin tonë konkret, rreziku vjen nga Serbia”, theksoi ajo.

Në anën tjetër, presidentja Osmani u shpreh e ashpër me Bashkimin Evropian në lidhje me moslargimin e masave ndëshkuese, si dhe mosshqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në union.

Ajo tha se vendet anëtare të BE-së nuk po e bazojnë procesin e integrimit në merita, por në bazë të agjendave politike.

“Kosova mbetet akoma nën sanksionet e Bashkimit Evropian për të cilat askush nga shtetet anëtare nuk është e gatshme të japë një arsye se pse janë ende në fuqi, edhe pse se të gjitha kushtet e parapara në marrëveshjen e Bratisllavës janë plotësuar. Njëkohësisht, edhe pse aplikacioni ynë është dorëzuar për anëtarësim qysh në vitin 2022, deri tani për shkak të disa shteteve anëtare as nuk është mandatuar Komisioni Evropian për t’u marrë me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën. Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare i marrin parasysh për të përkrahur një shtet apo jo. Sikur të ishte e bazuar në merita, Kosova si reformatorja numër një, jo vetëm në rajon, por sipas Institutit Gallup për sundimin e ligjit jemi numër një në Evropë dhe numër tre në botë, do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit. Fatkeqësisht, zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”, tha ajo.

Krahas presidentes Vjosa Osmani, në samitin e sotëm morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj,presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Procesi i Brdo-Brijunit është një ngjarje shumëpalëshe vjetore në Ballkanin Perëndimor. Ai u iniciua në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia.

Procesi i Brdo-Brijunit përfshin Slloveninë dhe Kroacinë, shtete anëtare të BE-së, dhe kandidatët e kandidatët potencialë për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina.


Begaj: Rajoni përballet me sfida të sigurisë, kërkohet koordinim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se në samitin e sotëm të Brdo-Brijunit është theksuar se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara rreth trajtimit të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike.

“Në samitin e sotëm theksuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara trajtimit të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike. Megjithatë rajoni ynë përballet me sfida, të sigurisë të cilat kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim të ngushtë mes nesh”, tha Begaj konferencën për media bashkë me dy homologët e tij, presidenten e Sllovenisë e presidentin e Kroacisë.

Presidenti Begaj tha se Shqipëria e mbështet dialogun rajonal, duke shtuar se në këtë samit është diskutuar për sfidat aktuale të gjeopolitikës dhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal.

“Së bashku me presidentin e Kroacisë, dhe me presidenten e Sllovenisë organizuam samitin e procesit të Brdo Brionit në Shqipëri. Ky samit përfaqëson një platformë të rëndësishme rajonale për shkëmbimin e ideve dhe vizioneve mbi të ardhmen e rajonit tonë. Bashkë me liderët e tjerë të rajonit diskutuam për sfidat aktuale të gjeopolitikës, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal. Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si elemente për ruajtjen e paqes të zhvillimit ekonomik, dhe integrimi rajonal”, deklaroi ai. /21Media


Begaj ndan foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Së bashku në Samitin e Procesit të Brdo Brijunit një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të cuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.

Në këtë samit, pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


Begaj: Bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në hapjen e samitit të Brdo Brionit ka thënë se Shqipëria e vlerëson forcimin e kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal.

Ai shtoi se temat që do të diskutohen janë lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian.

“Sot Shqipëria mikpret samitin e procesit të Brdo Brionit, së bashku më Slloveninë, Kroacinë si bashkë kryesues të presidencës së procesit të Brdo Brionit, ne vlerësojmë forëcimin e rolit të kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal. Tema që do të diskutohen lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian, rininë dhe hartimin e politikave të përmbajtjes së e fuqisë të kualifikuar puntore sidomos të rinisë në vendet tona. Shqipëria mbështet dialogun rajonal me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë progresin e arritur në këto drejtime për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrument kryesor i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe duhet të vazhdojmë të shkëmbejmë eksperiencat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Brdo Brionit”, tha Begaj.

Krahas Begajt dhe Osmanit, në këtë takim të nivelit më të lartë po marrin pjesë edhe presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Procesi i Brdo-Brijunit është një ngjarje shumëpalëshe vjetore në Ballkanin Perëndimor. Ai u iniciua në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia.

Procesi i Brdo-Brijunit përfshin Slloveninë dhe Kroacinë, shtete anëtare të BE-së, dhe kandidatët e kandidatët potencialë për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina. /21Media


Presidentja Osmani mbërrin në ceremoninë e Samitit të Brdo-Brionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në ceremoninë solemne të mirëseardhjes së presidentëve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.


Nis ceremonia solemne e pritjes së delegacioneve nga presidenti Begaj

Ka nisur ceremonia solemne e mirëseardhjes së presidentëve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.

Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.


Sot fillon Samiti i Brdo-Brionit, presidentja Osmani përfaqëson Kosovën

Qyteti bregdetar i Durrësit sot pritet të mirëpresë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Iniciativës Brdo-Brioni, i cili do të fokusohet në perspektivën evropiane të rajonit dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Në takimin e rëndësishëm në Shqipëri është konfirmuar pjesëmarrja e të gjithë anëtarëve të Iniciativës (Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Midis udhëheqësve të pranishëm do të jenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçq, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Iniciativa Brdo-Brioni synon të lehtësojë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.

Veç seancës plenare dhe konferencës për shtyp që Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, shtetet bashkëkryesuese të “Brdo-Brijuni-t”, përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.

Iniciativa Brdo-Brioni, e cila synon nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimin evropian, mbahet çdo vit që nga themelimi i saj në vitin 2013. Vitin e kaluar, Samiti u zhvillua në Mal të Zi. Atje, udhëheqësit u angazhuan për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, reforma të mëtejshme, dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për rajonin. Takimi i këtij viti në Durrës pritet të vijojë me të njëjtin zotim, duke i dhënë rëndësi të veçantë dimensionit ekonomik.

Spiropali: Samiti i Brdo-Brijunit është instrumenti që afron Ballkanin me BE-në

Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë, Begaj pret liderët rajonal, fokus çështjet që prekin Ballkanin Perëndimor

Back to top button