Liderët e BE-së dy ditë pa marrëveshje, samiti vazhdon sot

 

Liderët e BE-së, edhe pas ditës së dytë të negociatave maratonike në Bruksel, nuk arritën marrëveshje për rrugën e rimëkëmbjes së BE-së, që përfshin buxhet dhe fond të përbashkët shtatëvjeçar për rimëkëmbje nga pasojat nga kriza me Covid-19.

Samiti dyditor në Bruksel do të vazhdojë sot, kur pritet propozim i ri kompromisi nga kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell.

Ai dje doli me propozim të ri në samitin e BE-së – të transferohen 50 miliardë euro nga grante në hua nga fondi i propozuar për rimëkëmbje të BE-së.

Pritet që vlera e përgjithshme e fondit të mbetet në 750 miliardë euro, por niveli i granteve do të ulet në 450 miliardë euro ( nga 500 miliardë eurot e propozuara) – koncesion në përputhje me kërkesat e të a.q. “Katërshja e kursimit” – Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia.

Mishell gjithashtu ofroi kompromis për menaxhimin me fondin, duke tentuar që ta bind Holandën që ta nënshkruante marrëveshjen.

Që t’i ulë grantet, Mishelli propozon shkurtimin e disa programeve në buxhet, përfshirë edhe Horizont Evropa (ulje prej 2 miliardë euro), program shëndetësor (ulje prej 2,7 miliardë euro) dhe financim të zhvillimit rural – 5 miliardë euro. Krahas kësaj, financimi i planifikuar prej 26 miliardë euro për mbështetje të kompanive do të ndërpritet.

Nëse edhe sot nuk arrijnë marrëveshje, liderët e BE-së duhet përsëri të takohen në Bruksel më 27 dhe 28 korrik./TV21

Back to top button