Kaloni te përmbajtja kryesore

Liderët e opozitës shqiptare të Maqedonisë së Veriut në takim me Kurtin

Liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot kanë ardhur në Kosovë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e cilësoi si “takim vëllazëror”. Kurse, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se beson se do të flasin për zgjedhjet e 8 majit.

Në takim do marrin pjesë edhe liderët e tjerë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, por edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari, shkruan TV21.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka konfirmuar pjesëmarrjen de fakto të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 8 majit me opozitën shqiptare, gjegjësisht se anëtarë të Lëvizjes së Albin Kurtit do të jenë pjesë e listave zgjedhore të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button