Lideri austriak nën hetime për korrupsion

 

Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka bërë të ditur se është duke u hetuar nga prokurorët, nën dyshimet se ka bërë deklarata të rrejshme në një komision parlamentar.

Vetë Kurz, konfirmoi në një konferëncë shtypi se është informuar se ai dhe shefi i stafit të tij Bernhard Bonelli, po akuzohën për deklarata të rrejshme.

Mesazhet në Whatsapp, lënë për të ditur se Kurz ka shumë më shumë për t’u përgjigjur se sa që ka thënë më parë.

Ndërkohë që, Kurz ka mohuar cdo akuzë me të cilën ngarkohet.

Gjithashtu, ai tha të mërkurën se çdoherë “është përpjekur” t’i tregojë komisionit të vërtetën

Partitë opozitare e akuzojnë kancelarin Kurz, se u ka dhënë përgjigjjë të rreme anëtarëve të parlamentit.

Vendimi nga prokurori i krimit ekonomik dhe korrupsionit në Austri për të hapur një hetim, pason nga një seri ngjarjesh që kanë goditur qeverinë e Kurz në dy vitet e fundit.

Në maj të vitit 2019, koalicioni i tij u shemb kur Partia e ekstremit të djathtë u përfshi në një skandal politik përreth një video sekrete të quajtur “Ibizagate”./21Media

Back to top button