Lidhen koalicionet parazgjedhore

Disa parti ishin aktive gjatë ditës së sotme

Në ditën e fundit kur partitë politike duhet t’i paraqesin koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve disa nga partitë politike gjatë ditës lidhën koalicionet e tyre

PDK-ja ka zyrtarizuar koalicion me 7 parti politike: Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Alternativën Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partinë Konservatore, Partinë Liberale të kosovës dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Me këtë rast, kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se Kosova nuk duhet të udhëhiqet më nga njerëz që nuk guxojnë të marrin vendime të mëdha.

Gjatë ditës edhe LDK-ja zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen për Drejtësi, të drejtuar nga Sylejman Qerkezi dhe  me Alternativën e udhëhequr nga Mimoza Kusari – Lila.

Ndërsa,  AAK-ja e cila është në koalicion të mëhershëm me NISMEN gjatë ditës  lidhi  koalicion me  PSDK-në dhe me Ballin Kombëtar.

Në Vetëvendosje ndërkaq ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të lidhin koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike./21Media

Back to top button