Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Urgjentisht të bëhet bordi i KPMM-së, mbi 200 biznese janë në pritje

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, ka kërkuar që urgjentisht të formohet bordi i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Në reagimin e tyre, thuhet se çdo ditë e humbur është humbje e madhe për bizneset dhe zhvillimin ekonomik, raporton Klankosova.tv.
“Sipas statistikave tona, mbi 200 biznese janë aktualisht në pritje. Ato po presin marrjen e licencave që mbeten të ndaluara për shkak të mungesës të emërimit të Bordit. Kjo pengesë burokratike ka imponuar ngarkesa të rënda financiare mbi këto biznese, duke i çuar shumë nga to në prag të falimentimit. Pamundësia për të marrë licenca ka bërë që makineritë dhe asetet të jenë të fjetura, duke ngecur operacionet dhe duke përkeqësuar gjendjen ekonomike”, shtoi ajo./21Media