Liga e Konferencës: UEFA e konfirmon stadiumin e ndeshjes së Malishevës kundër Buducnost

Skuadra e Malishevës në muajin e ardhshëm do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Konferencës.
Në raundin e parë të kualifikimeve malishevasit do të përballen me skuadrën e Buducnost.
Tani, UEFA e ka konfirmuar edhe stadiumin se ku do të zhvillohet ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave.
Bëhet fjalë për stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit, i cili do të jetë arena e përballjes mes Malishevës dhe Buducnost.
Ndeshja e parë zhvillohet më 11 korrik me fillim nga ora 16:00.
