Liga Kampionëve, trofeu niset për në Stade de France

Me fillim nga ora 21:00 sonte luhet finala e madhe e Ligës së Kampionëve. Finalja luhet mes Liverpoolit dhe Real Madrid.
Trofeu më i rëndësishem i UEFA-së është nisur për në State de France. Në qendër të Parisit në zonën e eventit, kupa do të vendoset brenda pak minutash në stadiumin e Parisit, e transportuar nga punonjësit e UEFA-s.


Gjyqtari francez, Clement Turpin do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.
Kështu ka konfirmuar zyrtarisht UEFA, teksa ka shtuar se Turpin do të ndihmohet nga Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa gjyqtari i katërt është Benoit Bastien, po nga Franca dhe në sallën e VAR do të jetë Jerome Brisard./21Media

Back to top button