Liga Unike, këto janë përballjet e sotme
Liga Unike rikthehet sot me dy përballje interesante, në kuadër të xhiros së dytë të këtij sezoni të ri.
Takimi më interesant sot do të jetë ai mes Kamza Basket dhe klubit të basketbollit Vllaznia, përballje kjo që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Në xhiron e kaluar, Kamza Basket mposhti Prizrenin me rezultat të përgjithshëm 96:91, kurse Vllaznia pësoi humbje nga Golden Eagle Ylli me rezultat 67:79.
Po ashtu, me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e Ligës Unike mes Rahovecit dhe klubit të basketbollit nga Shqipëria Teuta Durrës.
Pas xhiros së parë të zhvilluar, tabelën e kryeson Golden Eagle Ylli me dy pikë, aq sa kanë edhe tre klubet e tjera si Peja, Kamza Basket dhe Tirana.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të basketbollit në Ligën Unike e gjeni më poshtë.
17:00 Rahoveci – Teuta Durrës (Palestra Mizahir Isma)
19:00 Kamza Basket – Vllaznia (Salla Sportive Bathore)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?