Ligës së Konferencës i bashkohet edhe Llapi

(Lajm i përditësuar)
Ligës së Konferencës i bashkohet edhe Llapi
Nënkampioni i Kosovës, Llapi u eliminua sot nga Liga e Evropës nga skuadra polake, Wisla Krakowa.
Llapi u mposht si mysafirë ashtu edhe si vendas sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku pas dy ndeshjeve rezultati qëndron 4:1 në favor të Wisla Krakowas, raporton KosovaPress.
Edhe pse ëndrra për kualifikim në fazën e grupeve u shua sot, Llapi do ta vazhdojë aventurën ende në garat evropiane.
Llapi i Tahir Batatinës do ta vazhdojë tani garën në Ligën e Konferencës, ku gjenden edhe Drita, Ballkani e Malisheva.
Wisla Krakowa rikthen epërsinë kundër Llapit
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku po luhet ndeshja kualifikuese e Ligës së Evropës mes Llapit dhe Wisla Krakowas.
Wisla Krakowa ka arritur ta rikthejë epërsinë kundër Llapit, ku tani po avancon 2:1 falë golit nga Giannis Kiakos.
Kiakos shënon në minutën e 90’ për 2:1.
Zhbllokohet rezultati mes Llapit dhe Wisla Krakowas
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku po luhet ndeshja kualifikuese e Ligës së Evropës mes Llapit dhe Wisla Krakowas.
Wisla Krakowa ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen ndaj Llapit, falë golit të shënuar nga Angel Rodado,Rodado shënon në minutën e 58’ për 1:0.
Pjesa e parë: Pa gola mes Llapit dhe Wisla Krakowas
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Wisla Krakowas, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi po barazon pa gola, 0:0 me Wisla Krakowan.
Rezultati i përgjithshëm momental është 2:0 në favor të Wisla Krakowas.