Ligji për Obiliqin, mundësi punësimi për të rinjtë

Punëtoria treditore për projektin “Kosova e Re”

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi,  ka vizituar sot terenin ku është planifikuar të ndërtohet “Kosova e Re”, me rastin e përfundimit të punëtorisë për këtë projekt.

Sipas tij, komuna do të mundohet që të prezantojë edhe pjesën e Ligjit për Obiliqit, i cili siç tha ai, e definon çështjen e mbrojtjes së ambientit por edhe ato sociale.

“Ne dje e kemi pas prezantimin nga komuna dhe i kemi paraqitur kërkesat tona, që këta përveç që duhet të jetë ambientale, termocentrali i ri  duhet t’i trajtojë edhe shkarkimet e ujërave që rrjedhin nga aty. Pastaj deponinë që do ta ketë thëngjillin brenda që mos të lejohen rrjedhjet e fekaleve. Çështjen e brezit, apo murit të sigurisë, i cili do t’i ndalë zhurmat dhe lëvizjet e grimcave nga erëra të ndryshme”, ka thënë ai.

Gashi tha se në fokus të veçantë mbetet çështja e punësimit dhe sipas tij edhe shkollat do të jenë në dispozicion që të shfrytëzohen me qëllim të përgatitjes së kuadrove.

Kryetari Gashi thotë se është një mundësi e mirë edhe për qytetarët dhe të rinjtë e Obiliqit, të cilët që nga fillimi do të kenë mundësi në punësim.

 

Back to top button