Ligji Për Paga, BSPK paralajmëron protestë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar protestë më 8 prill të vitit 2022.
Kërkesat e BSPK-së janë: Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e
Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga, Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Sipas BSPK-së protestat po organizohen si pasojë tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK- së në hartimin e Projektligjit për Paga, dhe për shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?