Ligji për Skemat Pensionale, AAK: Qeveria mashtroi, u detyrua ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Ligjit për Pensionistët.

Kështu ka deklaruar deputeti Dreshaj pas miratimit në mbledhjen e qeverisë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

“Në fakt Qeveria vetëm është detyruar të respektoj Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është obligativ”, ka thënë Dreshaj.

“Kërkesa jonë është për pagesë retroaktive për këtë kategori.”, ka shtuar ai.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti./21Media

Back to top button