Ligjvënësi francez akuzohet për komente raciste në Parlament

Një ligjvënës francez i krahut të djathtë shkaktoi bujë duke thirrur “kthehu në Afrikë” gjatë komenteve të një ligjvënësi me ngjyrë në një seancë parlamentare të transmetuar për publikun të enjten.
Gregoire de Fournas, përfaqësues parlamentar nga partia Rally National (RN), ndërpreu Carlos Martens Bilongo-n, një përfaqësues nga partia e majtë e ekstremit France Unbowed (LFI) gjatë një sesioni të Asamblesë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit.
Bilongo po i bënte thirrje qeverisë franceze të bashkëpunonte me qarqet e BE-së, veçanërisht Italinë dhe kryeministren e saj të sapozgjedhur të ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, për të ndihmuar disa qindra emigrantë afrikanë të shpëtuar nga deti Mesdhe.
De Fournas e ndërpreu, duke thirrur “kthehuni në Afrikë”.
Menjëherë pasoi kaos në dhomë, duke bërë që Yael Braun-Pivet, president i Asamblesë Kombëtare, të pezullonte përkohësisht seancën.
Bilongo dhe partia e tij e kanë përshkruar thirrjen si një sulm personal racist, megjithëse partia e de Fournas ka argumentuar se ndërhyrja në të vërtetë kishte për qëllim migrantët në diskutim.

“Sot, disa njerëz e vendosin edhe një herë ngjyrën time të lëkurës në qendër të një debati. Unë kam lindur në Francë dhe jam një ligjvënës francez dhe nuk e kam menduar se sot do të më shajnë [kështu] në Asamblenë Kombëtare”, u tha Bilongo gazetarëve pas incidentit.

Mathilde Panot, udhëheqësja e grupit të së majtës ekstreme France Unbowed në Asamblenë Kombëtare, kërkoi që de Fournas të përballet me dënimin më të ashpër për një ligjvënës francez – përjashtimin. “Racistët si ai nuk kanë vend në parlamentin tonë”, shkroi Panot në Twitter./21Media

Back to top button