Limaj: Ka sekret shtetëror me armatimin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në Click tha se ka sekret shtetëror me marrëveshjet që kanë të bëjnë me armatosjet.
Ai pati kritika për qeverinë në detyrë lidhur me publikimin e armatimit në publik, teksa përmendi edhe votat.
“Ka pasë rrugë të profesionalizimit me shkuar tek ushtria, në momentin kur ligjet është miratuar ushtria kemi kaluar në një fazë tjetër, tek një standard tjetër, të rritjes së forcës sonë mbrojtëse të kuptimit e fuqizimit të armatimit. Ka sekret shtetëror me marrëveshjet me armë, nuk e di qka po bëjnë këta, jo gjithqka duhet me dalë në publik me partnerët tanë që në ndihmojnë në armatoseje, në zhvillimin e sigurisë. Jo gjithqka duhet me dalë këtu për shkak të një vote e mi folë se prish marrëdhënie, hup besim me partnerët, duhet me funksionu si shtet serioz”, u shpreh ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?