Limaj-Kurtit: Ule kokën e sjellu si kryeministër

Limaj me porosi për deputetët e Vetëvendosjes

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se Albin Kurti ka shumë punë për të bërë, ndërsa nuk kurseu as sugjerimet për të.

Të sugjeroj që me ul kokën, me nis me u sjellë si kryeministër i Kosovës. Ule kokën e me nis me punu, me ndërrua traken e opozitarizmit, si burrështetas me nis me i shërbye vendit”, tha Limaj, duke shtuar se “Albini ka punë për t’u përmirësuar nga ai Albini i opozitës”.

Limaj ftoi deputetët e Vetëvendosjes të nderojnë dhe respektojnë njerëzit që kontribuuan për Kosovën.

Historia e Republikës së Kosovës ju të Vetëvendosjes dijeni që nuk fillon me juve, nuk fillon me ne. Kosova ka histori të gjatë e të lavdishme shumë para nesh”, theksoi Limaj./21Media

Back to top button