Limaj: NISMA nuk është kontribuuese për zgjidhje gjysmake që pastaj të shkaktojnë zgjedhjet

Lideri  NISMA-s, Fatmir Limaj, tha sot pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit se partia e tij nuk beson në zgjidhje të pjesshme dhe se kërkon një shumicë parlamentare që e konstituuon edhe Kuvendin dhe krijon Qeverinë.

“Ajo çka dua të them, qëndrimi i NISMA-s është që s’besojmë në zgjidhje parciale, ne duam një shumicë qeverisëse, që e konstituon edhe Kuvendin dhe e krijon Qeverinë. NISMA nuk është kontribuuese për zgjidhje gjysmake që pastaj të shkaktojnë zgjedhjet.”, ka thënë Limaj.

Ai më tej u shpreh se nëse bëhet zgjidhje vetëm për Kuvendin, pa pasur shumicë për Qeverinë, atëherë mund të shkaktohen zgjedhje te reja.

“Nëse shkohet në zgjidhje vetëm për Kuvendin, pa e pasur një shumicë, mund të shkaktohen zgjedhje të parakohshme”, tha Limaj.

Back to top button