Limaj: Nisma s’ka votë për Konjufcën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se për partinë e tij çështja e një mandatari të LVV-së është e përmbyllur dhe qëndrimet janë bërë të qarta në takim me Presidenten.

Limaj tha se emërimi i Glauk Konjufcës si kandidat për kryeminstër nga LVV, është përpjekje për të zvarritur datën e zgjedhjeve. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin Click të RTV21, tha se në takim me Presidenten janë bërë të qarta qëndrimet e të gjitha partive politike për një proces të ri zgjedhor në mungesë të numrave.

“Ne mund të takohemi të pijmë kafe sa herë ta vlerësojmë, natyrisht, por për të bërë diçka në këtë drejtim nuk ka më hapësirë as kohë për të shkuar e për të provuar dicka, Nuk ka numra. Krejt çka po shoh unë është zvarritje dhe një përpjekje më tepër për të zvarritur datën e zgjedhjeve se sa për të pasur realisht një qeveri”, tha Limaj në Click të RTV21.

Intervista e plotë me Fatmir Limaj, sonte në Click të RTV21 në ora 21.30 për shumë çështje që ndërlidhen me aktualitetin e Kosovës.

Back to top button