Limaj përkrah iniciativat për përmirësimin e kushteve e punëtorëve

1 Maji- Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë punonjësit me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Limaj ka shprehur përkushtimin e institucioneve për drejta të garantuara të punëtorëve dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

“Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Zëvendëskryeministri Limaj e përgëzojë ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!”, ka përfunduar shkrimin Limaj.

1 Maji lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”. Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme, e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më  1 maj 1886./21Media

Back to top button