Limaj premton zyre për vetëpunësim

Sipas tij shteti do t’i ndihmojë të rinjtë për të gjetur punë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka premtuar qytetarëve të Vushtrrisë se do të bëjnë hapjen e zyrës së vetëpunësimit, ku të gjithë ata që kanë një ide do të kenë një derë se ku të trokasin që të marrin ndihmën e parë për realizimin e asaj ide.

Kreu i Nismës, tha se të rinjtë e Kosovës kanë shumë ide kreative, por që ata kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje nga shtetit.

“Modeli i vetëpunësimit është kur një djalë i ri, vajzë, një grua, një burrë, i drejtohet entit zhvillimor, i drejtohet atij fondi zhvillimor dhe paraqet një projekt që ai mendon vetë, është i gatshëm ta heq barrën e shtetit dhe shteti të mos i jep ndihmë sociale, por të gjejë një vend pune, me ndihmën e shtetit me financua projektin e tij ai vetëpunësohet dhe siguron të ardhura për vete dhe për familje. E kush më mirë se vetë djemtë e rij që i kemi me plot iniciativë që kanë ide kreative, e që janë të gatshëm ato ide me i zbërthye në terren e në praktikë sesa rinia e Kosovës. Ata kanë nevojë për pak ndihmë, ata kanë nevojë për pak përkujdesje prej shtetit, prandaj ne do të hapim edhe zyrën e ashtuquajtur të vetëpunësimit”, tha kryetari Limaj.

Ai tha se beson që kjo i përshtatet Kosovës duke e ditur që ka shumë të rinj që kanë ide, por që ato ide të tyre nuk mund të gjejnë realizim në praktikë pasi që nuk kanë mbështetje. E sipas tij, zyra e vetëpunësimit do të jetë dora e parë për mbështetje të tyre.

Back to top button