Limaj takohet me Nishanin

Ata biseduan për situatën politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj sot është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë të NISMA për Kosovën, zhvilluam një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, . Bujar Nishani. Së bashku me Presidentin Nishani bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vendet tona. Liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kontributit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim!” ka thënë Limaj përmes një postimi në “Facebook”.

Ai tha se e falënderova Nishanin për angazhimin që ka bërë për Kosovën vite më radhë, por edhe për interesimin e tanishëm.

Back to top button