Lindjet me prerje cezariane në Kosovë janë në rritje

Lindjet me prerje cezariane paraqesin rrezik edhe për foshnjën

Në Kosovë është duke u rritur numri i lindjeve me prerje cezariane dhe po përdoret edhe në rastet kur nuk ka komplikime gjatë lindjes, gjë që shihet si shqetësuese për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Derisa në vitin 2000 numri i lindjeve me prerje cezariane ka qenë rreth 7.5 për qind, ky numër në vitin 2015 ka shkuar në 27.3 për qind. Kështu u bë e ditur në tryezën me temën “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”, organizuar nga Aksioni për nëna dhe Fëmijë.

Back to top button