Lipjan: Prindi sulmon djalin pas një mosmarrëveshje

Një i mitur në Lipjan është sulmuar nga prindi i tij. Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se pas një mosmarrëveshje i mituri është sulmuar nga prindi i tij.

“Lipjan 13.11.2024-18:56. Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga prindi i tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button