Kaloni te përmbajtja kryesore

Lipjani po bëhet me shtigje për ecje dhe për biçikleta

Kryetari i komunës e vlersoi këtë projekt me rëndësi të veçantë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot bëri të ditur se ka nënëshkruar një memorandum për financimin e projektit “Shtigjet e ecjes dhe shtigjet për biçikleta” në Lipjan.

“Ky projekt ka rëndësi të veçantë për komunën tonë sepse ju ofron qytetarëve hapësira për ecje dhe rekreacion”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij “Facebook”.

Vlera e projektit të përfituar nga MAPL arrin vlerën 231 mijë e 925 euro./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button