Liria pa trajner, Ismet Munishi drejt stolit prizrenas

C Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, duke mbyllur kështu bashkëpunimin me teknikun që drejtoi skuadrën gjatë kësaj periudhe. Në njoftimin e klubit, Liria ka shprehur mirënjohje për përkushtimin, punën dhe profesionalizmin e treguar nga Leci, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Nga klubi prizrenas është bërë e ditur se në ditët në vijim do të njoftohen hapat e radhës sa i përket drejtimit të skuadrës. Megjithatë, tashmë po raportohet se drejtimin e Lirisë pritet ta marrë Ismet Munishi, i cili sipas burimeve, mund të zyrtarizohet që sot në krye të klubit nga Prizreni.