Lirim Kastrati prezantohet te Legia e Varshavës duke folur shqip

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati e ka bërë një prezantim të veçantë në klubin e tij të ri, Legia Varshava.
Ai është prezantuar në gjuhën shqipe për kanalin zyrtar të klubit.
‘’Përshëndetje, unë jam Lirimi, jam shumë i gëzuar që kam ardhur në Varshavë , mezi po pres me i  taku fansat’’, shprehet Lirimi në gjuhën shqipe.
Sulmuesi anësor pritet t’i mungoj kombëtares së Kosovës për ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë, për shkak se iu është duke u marrë me procedurat e transferimit të tij në Poloni.
Kastrati deri më tani ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit./Kallxo.com

Back to top button