Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi për vendin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky nuk është aksion, por faza e parë e një transformimi për vendin.
“Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, ka thënë Rama.